20-04-2024

Kush aplikon sot, paratë e Trust-it dalin pas datës 23 dhjetor

Të premten, prej ora 15:00, është hapur hapet ueb faqja për aplikim për tërheqjen e 10%-shit, por ajo është jashtë funksionit, derisa Trust e ka hapur një faqe tjetër ndihmese e cila po pranon aplikime, por edhe kjo po punon më vështirësi.

Qytetarët tashmë kanë filluar të aplikojnë për tërheqjen e 10 për qin të kursimeve. Kjo po bëhet nëpërmjet disa hapave, fillimisht duhet të shënohet nr. personal, dhe numri i llogarisë bankare, mandej do të shihni bilancin e kursimeve dhe shifrën që do ta keni në dispozicione për tërheqje.

 

Pas verifikimit për aplikim Trusti ka njoftuar se shuma e mjeteve që tërhiqen mund të ndryshojë, varësisht si lëvizin investimet nga ky institucion në tregjet financiare. “Deri në ditën kur tërhiqen kursimet tuaja, varësisht nga lëvizjet në tregjet financiare, bilanci i kursimeve do të ndryshojë (do të rritet apo zvogëlohet). Rrjedhimisht, edhe shuma që do të tërhiqni do të jetë më e vogël ose më e madhe se sa shuma xxxxx e paraqitur sipër”, thuhet në njoftimin e aplikimit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.