24-11-2024

Kush janë shqiptarët e UDB-së që i përmendi ish i burgosuri politik?

Në një intervistë ish i burgosuri Basri Musmurati, ka zbuluar emrat e disa shqiptarëve që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB.

Musmurati ne DebatPlus, ka përmendur Selim Broshën, Tefik Mehmetin, Bafti Jakupin, Bashkim Kursanin, Sinan Sahitin, Daut Morinën dhe Asllan Sllamnikun si individë që e kanë torturuar gjatë periudhës së tij të burgosjes.

Sipas Musmuratit, këta individë e torturuan në mënyra të ndryshme, qoftë fizikisht apo psikologjikisht, nga 2 korriku i vitit 1981 deri në nëntor të po atij viti.

Asnjë koment

Comments are closed.