Prizren: Kuvendarët opozitarë kritika ndaj Totajt, pas performacës së dobët të Komunës nga instituti GAP
Anëtarë të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, kanë ironizuar dhe kritikuar kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, pasi Komuna ka dalë keq në nivel rajoni, pas publikimit rreth shkallës së realizimit të investimeve kapitale, të institutit me renome GAP.
Komuna që udhëheq Shaqir Totaj, ka mbetur e fundit apo pas të gjithëve në rajonin përreth, e madje edhe prapa Mamushës, komunës më të re.
Nga komunat e rajonit përreth, për vitin 2022 prin Malisheva me 100 %, Rahoveci me 94 %, pastaj Suhareka me 93 %, Dragashi 85 %, Mamusha, 74 %, ndërsa Prizreni mbeti i fundit.
Pas kësaj kuvendarët e opozitës kanë reaguar përmes postimeve në “facebook”.
Derisa Dafina Alishani (VV) ka shkruar ”Ma gjallë, ma gjallë talent”, duke iu referuar kryetarit Shaqir Totaj, e ka pyetur atë: “Nime a po të ec vetura”, pasi Komuna ka njoftuar për blerjen e një veturë të re, në vlerë afro 45 mijë euro për zyrën e kryetarit:
Postimi i saj:
Ftoj talentin të del në konferencë për media
Komuna e Prizrenit në mesin e 8 Komunave më të dobëta në realizimin e investimeve kapitale në vitin 2022!
Ma gjallë,ma gjallë talent…
Nime a po të ec vetura
Postimi i Karanfil Haxhillarit:
Komuna e Prizrenit në mesin e 6 Komunave më të dobëta në realizimin e investimeve kapitale në vitin 2022!
Dobët shumë dobët!
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit e fundit në rajon për realizimin e investimeve kapitale (Dokument)