23-11-2024

Kuvendari Baldedaj kërkon komision për ta mbikëqyrur KF “Liria” të Prizrenit

Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Ilir Baldedaj, në mbledhjen e sotme, ndër tjera ka folur edhe për klubin Liria, ndërsa ka thënë se i sapo emëruari në këtë klub,  Gëzim Hasi nuk ka licencë për trajner dhe për këtë s’ka të drejtë ta drejtojë klubin,  derisa “më parë edhe ishte i dënuar me 6 muaj për manipulime nga Federata.

Ai ka kërkuar që kuvendi ta themelojë një komision, për t’u marrë me klubin futbollistik Liria,  e cila është në gjendje të mjerueshme, dhe nëse sipas tij vazhdon ky menaxhim atëherë ky klub do të bie nga Superliga.

Asnjë koment

Comments are closed.