Kuvendari Baldedaj: Pushteti në Prizren vepron sikur me “hisen e babës”
Asamblisti i Kuvendit të Komunës (KK) së Prizrenit, nga radhët e AAK-së në opozitë, Ilir Baldedaj, gjatë mbledhjes së sotme të KK-së, ka akuzuar koalicionin lokal se po veprojnë sikur të jenë duke ndarë “hisen e babës”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
“Me këtë rast pyes, nëse drejtorët e dërguar nëpër sektorët komunal nga partia në koalicion i japin llogari partisë së tij apo kryetarit të Komunës”, tha Baldedaj.
Ai me këtë rast përmendi shkeljet në konkurset e Drejtorisë së Arsimit, duke thënë se në një rast nuk janë pranuar në punë dy arsimtare me përvoje, por reja e një Prokurori. /GazetaePrizrenit.net/