14-05-2024

Familja Abazaj nga Poslishti i Prizrenit dhuron shkollë, kopsht dhe ambulantë për Bardhocin e Kukësit

Biznesi i Kosovës vazhdon të financojë ndërtimin e objeteve të ndryshme sociale në bashkinë e Kukësit, në shenjë mirnjohje për solidaritetin e treguar në vitin 1999.

Investimi më i fundit, një shkollë fillore, një kopsht dhe një ambulnacë, u inaguruannë fshatin Bardhoc i Ri,pikerisht në ditën e parë të ardhjes në Kukës të Kosovarëve, me 27 mars të vitit 1999. Kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu, në ceremonine e inagurimit të tre objekteve nënvizoi faktin se bizneset e Kosovës,kanë financuar edhe objekte të tjera ndërsa theksoi se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qënë më të bashkuar se sot.

Pasi pasi u nderua me mirenjohje nga kryetari i Bashkisë Kukës, me motivacionin “Për humanizmin dhe kontributin e dhënë në ndërtimin e shkollës, kopshtit dhe qendrës shëndetësore në fshatin Bardhoc” donatori Arafati Abazaj, President i kompanisë “Abazaj SHPK”, duke shprehur kënaqësinë për rastin që iu dha për bërë diçka për komunitetin e fshatit Bardhoc ,solli në vëmendje pranverën e vitit 1999 kur kosovarët ne Kukes gjetën strehë dhe mbështetje.

Kryetari i Komunës Prizren, Mytaher Haskuka duke kujtuar periudhën e shpërnguljes masive të shqiptarëve nga Kosova dhe mikpritjen e treguar nga banërët e Kukësit, tha se ndjehet i lumtur dhe krenar që një qytetar i Prizrenit po ia kthen të mirën kuksianëve me ndërtimin e këtyre tre objekteve.

Ceremoninë e inagurimit e përshëndetën edhe deputeti nga Kosova, Haxhi Avdyli, ish deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Albana Vokshi, Kryetari i Këshillit të Qarkut, Abedin Oruçi dhe drejtori i Arsimit Kukës, Skënder Ahmeti; të cilët uruan banorët dhe fëmijët e fshatit Bardhoc për shkollën e re, si dhe vlerësuan inisiativën e kryebashkiakut Shehu, që në bashkëpunimin me bizneset nga Kosova ka mundësuar ndërtimin e disa disa objekteve sociale në Kukës./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.