03-05-2024

Hasani tregon se çfarë i tha vëllai i Jetmir Aliajt, i cili dyshohet se u vra nga një polic në kazino

Ai tha që, polici i cili dyshohet të ketë vrarë Jetmir Aliajn, ishte i akuzuar për dhunime seksuale, dhe që poashtu ishte i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë në Prishtinë, dhe që prapë i ishin besuar armët.“Kam një porosi nga vëllai i Jetmir Aliajt, ai më treguar se si polici Shefki Spahiu ishte i akuzuar për dhunime seksuale, policia e ka kthyer prapë në punë.

Ai ishte edhe i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë në QKUK, dhe prapë është pranuar si polic dhe i është besuar arma. Po të ishte dënuar ai për dhunime seksuale nuk do të ndodhte vrasja, dhe një i sëmurë është lejuar të jetë pjesë e Policisë së Kosovës. Ky është problemi”, ka thënë Hasani, raporton Gazeta Blic.

Seanca për ndalimin e lojërave të fatit ka filluar rreth orës 16:00, shumica e deputetëve kanë thënë se të gjitha kazinotë duhet të mbyllën./Gazeta Blic./

Asnjë koment

Comments are closed.