21-11-2024

Kuvendari i AAK-së, Baldedaj rendit disa gjetje të Auditorit për Komunën e Prizrenit

Asambleisti i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, ka rënditur disa nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditorit për komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Blic.

Baldedaj thotë se buxheti final në kategorinë e investimeve kapitale në krahasim me buxhetin fillestar ishte rritur për 2,645, 423 euro, përkundër kësaj rritje vetëm 67% e buxhetit ishte shpenzuar.

Tutje ai thotë se dinamika e realizimit nuk është në harmoni me planifikimet sepse 51% e shpenzimeve nga kjo kategori janë realizuar në tre mujorin e fundit të vitit.

Postimi i plotë:

Një nga gjetjet e shumta të Zyrës Kombëtare të Auditorit për Komunën e Prizrenit

Shtrohet pyetja: A KA PROKURORI KY QYTET?!

Buxheti final në kategorinë e investimeve kapitale në krahasim me buxhetin fillestar ishte rriturpër 2,645,423€, përkundër kësaj rritje vetëm 67% e buxhetit ishte shpenzuar. Po ashtu, edhedinamika e realizimit nuk është në harmoni me planifikimet sepse 51% e shpenzimeve nga kjo kategori janë realizuar në tremujorin e fund vitit.

Gjithashtu, vlen të theksohet se nga 88 kontratat
e nënshkruara gjatë vitit 2020 në vlerë prej 15,094,586€, vetëm në periudhën e fund vitit janë
lidhur 51% kontratave apo 45 kontrata në vlerë 4,303,016€.  Kjo një arsye shtesë/tjetër për mos
realizim të buxhetit dhe sfidë që duhet të adresohet nga menaxhmenti.

Shkaku i një dukurie të
tillë sipas menaxherit të prokurimit ishte vonesa në hartimin e projekteve ekzekutive të përcaktuar
paraprakisht si kriter ligjor para inicimit të procedurave të prokurimit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.