Javë e zezë në Kosovë, 7 ditë, 170 viktima nga Covid-19!

Shtatë ditëshi i fundit ka qenë i rëndë për Kosovën. Plot 170 viktima janë regjistruar në vend, bazuar në shifrat e IKSHPK-së nga Covid-19.

Dita e diel ka qenë më e zeza, ngase plot 36 viktima janë regjistruar në të dielën e 29 gushtit, shkruan Indeksonline.

Shqetësues mbetet fakti që numri i të infektuarve vazhdon të jetë i madh. Vetëm dje 12% të testuarve kanë dal pozitiv.

Gjatë ditës së sotme pritet që numri i të vaksinuar me dy doza të prek shifrën e 300 mijë qytetarëve, ndërsa 875 mijë është numri i dozave në total të dhënë deri më tani./Indeksonline/