24-11-2024

Shukri Quni demanton Komunën e Prizrenit, meritën për një rrugë në Has ia adreson ish-qeverisjes

Anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate, Shukri Quni, partia e të cilit është në koalicionin qeverisës komunal, ka demantuar një deklarim të Drejtorisë së Shërbimeve Publike rreth hapjes së rrugës Planejë e Hasit –Trumsh, duke kujtuar se këtë e kishte qeverisja e kaluar, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Quni, që deri në vitin e kaluar ishte kuvendar i PDK-së, si dëshmi për këtë në profilin e tij në “facebook” ka sjellë në postim të vitit 2014, të shoqëruar me foto dhe një tekst të shkurtë, ku sqarohet se kush e hapi rrugën.

“Rruga Planej -Trumsh është rregullur që pesë vite nga Shoqata e Gjahtarëve të Hasit në organizimin e punimeve nga i ndjeri Tahir Leti një aktivist i dalluar nga fshati Lukijë,ndërsa punimet i ka kryer me makinerinë e tij veprimtari dhe humanisti Refik Çollaku.

Vazhdimin e punimeve pastaj e ka bërë drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani deri në vendin ku kanë rënë 41 Dëshmorë të Kombit në krye me Heroin Muj Krasniqi dhe Çenë Çenaj,e jo siq deklaron drejtoria e Shërbimeve Publike se kjo rrugë është hapur në vitin 2018. Shiko daten 30 korrik 2014”, ka shkruar Quni. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.