23-11-2024

Kuvendari Skënder Sallauka kërkon zgjidhje për shtëpinë që ka bllokuar transitin e ri

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit, asamblisti Skënder Sallauka nga PDK, ka ngritur çështjen e shtëpisë që ka bllokuar rrugën e transitit të ri të Prizrenit, duke kërkuar ndërhyrje institucionale për zgjidhjen e këtij problemi, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

“Çka është bërë me shtëpinë te transiti. Nëse presim që krejt kjo të shkojë përmes gjykatës atëherë dihet se çështjet civile zgjasin deri në 10 vjet pa u zgjidhur, ndërsa më së shumti po pëson qyteti”, tha ai.

Rezultate imazhesh për skender sallauka

Sallauka, tha se njerëzit madje po frikësohen të flasin, ndërsa në qytet qarkullojnë thashetheme për kërkimin e shumave të ndryshme në këmbim të largimit nga pronari i saj, me të cilin duhet biseduar.

“Komuna duhet të deklarohet se është për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe se duhet të garantoj pronarin se do t’ia kompensojë atë çfarë vendos gjykata dhe t’i përkujtohet pronarit që janë bllokuar 200 mijë banorë”, tha ai./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.