Kuvendarja Balaj e krahason Komunën e Prizrenit me Graçanicën në shënimin e Ditës së Pavarësisë
Prizreni me rrethinë është në atmosferën solemne në kuadër të shënimit të 11- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast nëpër qytet janë shpalosur flamujt shtetëror, ata kombëtarë dhe të vendeve mike.
Me këtë rast është publikuar dhe programi për shënimin e kësaj dite, por kuvendarja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Sherife Balaj, ka reaguar për atë se Komuna nuk ka paraparë mbajtjen e një Mbledhje Solemne për nderë të Ditës së Pavarësisë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në një postim në profilin e saj në ‘facebook’ Balaj një veprim të tillë e ka krahasuar me Komunën e Graçanicës dhe komunat e tjera që udhëhiqen nga komuniteti jo shumicë
Ja postimi i saj:
“Komuna e Prizrenit, nuk organizon Seancë Solemne për nderë të Ditës së Pavarësisë
Njësoj me Komunën e Graçanicës dhe Komunat e tjera që udhëhiqen nga komuniteti jo shumicë 🙄
Edhe ashtu se njohin Shtetin nga i cili marrin paga dhe miljona nga institucionet e tij.
Bëj thirrje Institucioneve të Shtetit dhe qytetarëve, pa dallime, të Republikës së pa varur t’Kosovës, të organizohet dhe t’festohet me dinjitet dhe moral të lartë njerëzor”, ka shkruar ajo./GazetaePrizrenit.net/