25-11-2024

Kuvendarja Bllaca: Ndërtimi i fushës sportive në shkollën “Ibrahim Fehmiu” nuk është projekt i komunës

Kandidatja e PDK-së për Asamblenë Komunale në Prizren, Dafina Bllaca, ka reaguar pas realizimit të projektit për ndërtimin e fushës sportive në SHFMU “Ibrahim Fehmiu” në lagjen ‘Arbanë’.

Bllaca në reagimin e saj ka thënë ky projekt nuk është i qeverisë lokale, pasi i njëjti ishtë planifikuar në vitin 2019 nga MASH-i.

Reagimi i plotë i Bllacës:

Qytetarë të nderuar të Prizrenit, konkretisht të lagjes Arbanë,

Kryetari Haskuka sot prezantoi ndërtimin e fushës sportive në shkollën “Ibrahim Fehmiu” si projekt dhe investim i kësaj qeverisjeje lokale.

Mashtrimi dhe gënjeshtra është “virtyt” i tij, andaj si përfaqësuese e juaja më lejoni të ju informojë se, fusha sportive është projekt i Ministrisë së Arsimit e planifikuar në vitin 2019, do të ndërtohej sallë e mbyllur e edukatës fizike. Por në mungesë të hapësirës për të mos dështuar si projekt është realizuar si fushë e hapur sportive.
Andaj kryetar mos e gënje opinionin, aq më pak qytetarët e lagjës Arbanë, sepse ne jemi këtu për të ju demaskuar juve.

Ju mashtruat në vazhdimsi por ne nuk iu lejojmë të hidhni pluhur syve tanë…

Të bashkangjitur keni kontratën e Ministrisë së Arsimit si dëshmi!
Me respekt Dafina Bllaca
PDK-Nëndega Arbanë

Asnjë koment

Comments are closed.