Prizren: Paraburgim dy personave për kontrabandim me migrantët sirianë

Gjykata Themelore në Prizren, sot ia ka caktuar nga një muaj paraburgim, si masë ndaj të pandehurve F.R., dhe SH.B..

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se kjo për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë sirianë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas përshkrimit, të pandehurit janë kapur më datë 20 shtator, në mesditë në autostradën “Ibrahim Rugova” – aksin rrugor Vërmicë – Prizren, derisa po bartnin 9 shtetas sirianë në dy vetura.

“Këta të fundit u janë nënshtruar procedurave të rregullta nga autoritetet kompetente të emigracionit. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet ndër të tjera në njoftim.