24-11-2024

Kuvendarja Bushrani kritikon drejtorin nga LDK dhe shefin e personelit në Komunë

Anëtarja e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga Vetëvendosje!, Mimoza Bushrani, gjatë mbledhjes së sotme të KK-së ka kritikuar drejtorin e Urbanizmit, që vjen nga LDK, parti kjo që është në koalicionin qeverisës, të udhëhequr nga partia e saj.

Bushrani fillimisht i drejtoi pyetje drejtorit për Urbanizëm, Fatmir Memaj (LDK) se përse nuk publikohen lejet ndërtimore në ueb faqen e komunës, duke e kritikuar për një rast.

Përveç tij, ajo akuzoi edhe shefin e personelit në Komunë, duke e cilësuar si “sabotatorin më i madh të punës në komunës së Prizrenit”.

Ajo pyeti nëse janë marrë ndërmarrë ndaj këtij shefi dhe a duhet të ketë ndërhyrje nga Prokuroria./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.