01-05-2024

Kuvendarja Sinanaj: Gjetjet e Auditorit ndaj Komunës edhe një arsye tjetër për largimin e Haskukës

Kuvendarja e AAK-së në Prizren, Agnesa Sinanaj-Gavazaj ka hedhur kritika ndaj qeverisjes lokale të prirë nga Mytaher Haskuka,  duke e ndërlidhur me gjetje të pasqyruara në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për Komunën e Prizrenit, për vitin 2020.

Përmes profilit të saj në “facebook”, ajo ka shkruar se këto janë dëshmi për formën e menaxhimit nga zyrtarët lokal dhe se kjo është një arsye më tepër, pse duhet larguar qeverisja aktuale e Haskukës.

“Nga analiza e data bazës së furnitorëve kemi vërejtur se komuna gjatë vitit 2020 kishte kryer pagesa në vlerë prej 5,898,000 € apo 2,859 raste të pagesave të cilat e kanë tejkaluar afatin ligjor. Vonesat variojnë nga 1 muaj deri në 4 vite”, thuhet ndër të tjera në raportin e Auditorit, publikuar nga Sinanaj-Gavazaj.

Lexo edhe:

Auditori i gjen mangësi Komunës së Prizrenit në projektin e shtigjeve për biçiklistë

Në raport më tej thuhet: “Po ashtu vlera e 10 pagesave të realizuara nga Thesari në bazë të vendime gjyqësore/përmbarimore ishte 1,647,602€, prej tyre borxhi kryesor ishte 1,540,637€ ndërsa 106,965€ ishin shpenzime të interesit dhe procedurale të gjykatës/përmbarimit. Hyrja në obligime pa buxhet dhe neglizhenca e zyrtarëve përgjegjës ka ndikuar në mos realizimin e pagesave brenda afatit kohorë ligjor dhe njëherit realizimin e pagesave me vendime gjyqësore/përmbarimore”.

Asnjë koment

Comments are closed.