24-04-2024

Kuvendi i Prizrenit do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badalli, ka thirrur për ditën e enjte seancë të jashtëzakonshme të organit më të lartë legjislativ komunal.

Në këtë seancë janë paraparë dy pika të rendit të ditës: Informatë rreth situatës së pandemisë Covid-19 dhe veprimet e ndërmarra nga komuna e Prizrenit, si dhe në pikën e dytë është paraparë të jetë shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga të hyrat vetanake për vitet 2018-2020.

Asnjë koment

Comments are closed.