08-05-2024

Kuvendi i Prizrenit merr vendim për ndarjen e titullit “Nder i Qytetit” (Post Mortum) veprimtarit Shaban Bobaj

Kuvendi Komunal i Prizrenit, sot miratoi propozim-vendimin për ndarjen e titullit “Nder i Qytetit” (Post Mortum) për veprimtarin e hershëm të çështjes kombëtare, Shaban Bobaj, raporton Gazeta e Prizrenit.

Propozimin e paraqitën kuvendarët e AAK-së, duke thënë se në një kohë sa më të shkurtër duhet të mbahet mbledhja për ndarjen e këtij titulli, të votuar nga asamblistët e pranishëm .

Shaban Bobaj nga Korisha e Prizrenit, ndërroi jetë në fillim të dhjetorit 2020. Ai  ia ka kushtuar një jetë të tërë angazhimit për atdhe për realizimin e synimit për Pavarësinë e Kosovës.

Ka vepruar në Gjermani,  duke qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Heroit, Remzi Ademaj dhe ka bashkëvepruar edhe me Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e atdhetarë të përbetuar.

Ishte një bashkëveprimtar edhe i shumë çlirimtarëve të tjerë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.