26-11-2024

Kuvendi i Prizrenit pritet që këtë javë ta zgjedh kryesuesin

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit pritet që javën që vjen të mbajë seancën e parë për këtë vit, ku edhe pritet zgjedhja e kryesuesit, pozitë kjo që tashmë e synon pozita dhe opozita.

Sipas burimeve të besueshme të portalit “GazetaePrizrenit.net” seanca do të thirret nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për të enjten, ndërsa në rend dite pritet të jetë edhe zgjedhja e kryesuesit të ri, që do të zëvendësojë Artan Abrashin, i cili në zgjedhjet qendrore të tetorit fitoi postin e deputetit.

KK nuk ka mbajtur asnjë seancë që nga muaj nëntor,  ndërkohë që disa vendime e rregullore kanë mbetur pa u miratuar, ndaj opozita ka kritikuar Haskukën për neglizhencë në këtë rast,  duke theksuar se kjo situatë shkon në dëm të qytetarëve.

Derisa pozita, VV që drejton qeverisjen lokale tashmë është përcaktuar që për kryesues të KK ta propozojë, anëtarin e saj, Muharrem Elezkurtaj, i cili pret që po atë ditë edhe ta japë betimin si anëtar i organit më të lartë lokal, opozita ende nuk ka dhënë një emër konkret, ndërkohë që aktualisht lakohen dy-tre emra. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.