23-11-2024

Kuvendi i Prizrenit shqyrton edhe një herë vendimin për faljen e taksave komunale

Kuvendi Komunal i Prizrenit, në mbledhjen e radhës, të cilën do ta mbajë sot ndër të tjera pritet ta shqyrtojë edhe propozim-vendimin për ndryshim-plotësimin e vendimit të datës 19 nëntor 2020, për faljen e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndër pikat tjera të rendit të ditës janë edhe:

-Informatë rreth raportit të realizimit të buxhetit komunal, për periudhën janar – mars 2021;

-Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale (KAB) – 2022-2024;

-Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për taksat komunale;

-Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Prizrenit;

-Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për vënien në shqyrtim publik të ndryshimit dhe plotësimit-riparcializimit të Planit Rregullues Urban (tani të Hollësishëm) konform Nr.001-001-82542, të datës 31 maj 2018, Mbi Ndryshimin dhe Plotësimin-Riparcializimin e Planit Rregullues Urban (tani të Hollësishëm) për shpalljen e zonës së veçantë për Industri të Lehtë (të mesme dhe të vogël) – “Parku i Biznesit” , e cila gjenden në kuadër të Vendimit Nr.01/011-2340, të datës 29.02.2012;

-Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2022;

Mbledhja do të mbahet në selinë e KK-së tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar në orën 10:00. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.