25-07-2021

Këta janë dy boksierët që pritet ta sfidojnë Furyn për titullin kampion në WBC

Titulli i Tyson Fury në kategorinë WBC mund të sfidohet nga fituesi i duelit Efe Ajagba – Frank Sanchez në një përplasje thelbësore kjo e pretendentëve të peshave të rënda.

Fury mbrojti titullin e peshave të rënda në WBC edhe në luftën e tretë me Deontay Wilder, ndërsa mund të sfidohet nga fituesi i meçit Ajagba – Sanchez.

Ajagba, aktualisht i renditur si i 9-ti nga WBC, mund të bëjë një hap të madh drejt Furyt me një fitore eventuale ndaj Sanchez, i cili qëndron si numri 13 në të njëjtën renditje.

“Unë kam qenë duke pritur me pa durim për këtë mundësi për të shfaqur aftësitë e mia,” tha Ajagba.

“Tifozët dhe kritikët e mi mund të presin që të shohin më shumë goditje, lëvizje të kokës, lëvizje këmbësh dhe fuqi në të dy duart kundër Frank Sánchez.”, shtoi ai.

Edhe Sanchez ka deklaruar se do të jap maksimumin për të fituar ndaj Ajagbas.

“Unë pres që të luftoj me Efe Ajagba dhe të dal fitimtar,” tha Sanchez. “Tifozët e boksit duan të shohin luftën më të mirë”, tha Sanchez.

Asnjë koment

Comments are closed.