26-04-2024

A ka bërë Messi ndonjë kontratë?

Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi ka mbetur pa kontratë. Sot, 1 korrik Lionel Messit i ka skaduar kontrata me klubin e Barcelonës.

Kontrata e fundit që ylli argjentinas e firmosi me klubin nga Katalunia kishte vlerën e 500 mijë dollarë në javë, rreth 4 milionë dollarë në muaj dhe 50 milionë euro në vit, shkruan IndeksOnlineHas Lionel Messi's contract with Barcelona expired? What's next for the  Argentine star? - Insider Voice

34-vjeçari iu bashkua ekipit të parë të Barcelonës gjatë vitit 2005. Ai gjatë karrierës së tij ka të zhvilluar afro 800 paraqitje me Barcelonën, ku ka shënuar 672 gola, ka bërë 305 asistime. Në karrierën e tij, Messi është ndëshkuar 81 herë me karton të verdhë dhe vetëm një herë me karton të kuq.

Me Barcelonën, Messi ka fituar katër herë UEFA Champions League, dhjetë herë titullin e La Ligas dhe shtatë herë titullin e Kupës së Spanjës (Copa del Rey).

Lionel Messi: What records does he hold? | UEFA Champions League | UEFA.com

E ardhmja e tij pritet të vendoset brenda këtyre ditëve të korrikut. Sigurisht që në mediat e huaja flitet për një kontratë të re me Barcelonën.

Të interesuar për Messin janë shumë klube europiane, përfshi: Manchester Cityn, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Inter./IndeksOnline

Asnjë koment

Comments are closed.