Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e XIII (trembëdhjetë) e Kuvendit Komunal (KK), që është e para e këtij viti, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ndër pikat e rendit të ditës është paraparë edhe një Informatë mbi Raportin financiar për Politikat Zhvillimore për lloto l-K.F. “Liria”, lloto 2-K.B. “Bashkimi” dhe lloto 3-Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu”, për vitet: 2015, 2016, 2017 dhe 2018, etj.
Si pika më e veçantë, do të jetë propozim-vendimi për mbulimin e shpenzimeve të varrimit nga bashkësitë fetare në Komunën e Prizrenit.
Seanca do të mbahet në selinë e KK-së, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00./GazetaePrizrenit.net/