25-04-2024

Kuvendi i Prizrenit sot mblidhet për seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi Komunal i Prizrenit, do të mblidhet sot në një  seancë të jashtëzakonshme.

Shkaku i kushteve pandemike, edhe kjo mbledhje, sikur ajo paraprake do të mbahet në sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”, duke filluar në orën 10:00,  shkruan Gazeta e Prizrenit.

Për rend dite janë paraparë këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lirimin nga pagesa e qirasë dhe taksave për bizneset në Komunën e Prizrenit për periudhën gjashtë (6) mujore (mars-gusht 2020) për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i memorandumit për mbështetje financiare për Strehimoren e grave dhe fëmijëve;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit komunal të veprimit për efiçiencë të energjisë (PKVEE) 2019-2021. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.