24-11-2024

Kuvendi i Prizrenit s’shërbeu ujë në seanca shkaku i Ramazanit, opozita nervozohet

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit asambleistët opozitar në krye me Ilir Baldedajn akuzuan menaxhimin e Kuvendit të Prizrenit me mos shërbim të ujit për pije për shkak të muajit Ramazan.

Kuvendi i Prizrenit në shenjë respekti për agjëruesit nuk kishte servuar sot me ujë asmableistët siç ndodh zakonisht në seancat e Kuvendit, transmeton Indeksonline.

Kjo i pengoi asambleistit Ilir Baldedaj i cili në mënyrë demonstrative reagoi dhe kërkoi që menjëherë të shërbehet me ujë.

Ndër tjerash, ai tha: “Mos u bëni skandaloz, nëse ka Ramazan xhami nuk jemi këtu”.

Stafi i Kuvendit menjëherë sollën shishet me ujë në Kuvend ndërsa Baldedaj në mënyrë demonstrative hapi shishen dhe e piu ujin.

Përveç disa asambleistëve nga radhët e partive opozitare askush tjetër nuk pranoi ujin e servuar.

Asnjë koment

Comments are closed.