12-10-2024

Kuvendi i Suharekës kërkon parandalimin e vjedhjeve

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës, të mërkurën, përmes një deklarate, kanë kërkuar shtimin e masave të sigurisë për parandalimin e rasteve të vjedhjeve në territorin e kësaj komune.

Deklarata është përpiluar në mbledhjen e jashtëzakonshme të KK-së, që ishte thirrur me iniciativën e grupit të këshilltarëve të PDK-së për shkak të rasteve të shumta të vjedhjeve.

“Sot, më datë 22.5.2019, në mbledhjen e jashtëzakonshme, ku temë diskutimi ishin vjedhjet në territorin e Komunës së Suharekës, të gjithë anëtarët e KK-së dolëm me këtë deklaratë: Ne kërkojmë shtimin e numrit të policëve gjatë orarit të natës. Kërkojmë me urgjencë shtimin e numrit të zyrtarëve policorë së bashku me kapacitetet logjistike, me qëllim që të shtohet shpejtësia e patrullimeve policore në fshatrat e komunës sonë. Ndalja e kontrollimi i personave të dyshuar gjatë orëve të natës, kryesisht në udhëkryqet e fshatrave dhe qytetit. Mundësia e vendosjes së kamerave në hyrje-daljet e fshatrave ose edhe në të katër anët e tyre, si dhe patrullimi në Stacionin e Autobusëve gjatë gjithë ditës, ku gravitojnë qytetarët”, ka thënë Jeton Rrakaqi i PDK-së, duke lexuar deklaratën e harmonizuar nga subjektet politik që përfaqësohen në organin më të lartë vendimmarrës komunal./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.