02-12-2024

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e jashtëzakonshme për KF “Liria”

Sot do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës (KK) të Prizrenit. Me kërkesë të opozitës KK do të shqyrtojë pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit “KF Liria”. transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Seanca mbahet me kërkesë të AAK-së në opozitë, siç është thënë me qëllim të pezullimit të financimit të klubit të futbollit Liria për shkak të keqmenaxhimit. Kërkesa është përkrahur edhe nga kuvendarët e PDK-së.

Sipas kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi, do të formohet një komision prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit, derisa të merret një vendim i ri. Klubi prizrenas, me traditë të madhe në futbollin kosovar, nuk është menaxhuar si duhet viteve të fundit.

Ndryshe, kjo është hera e katërt brenda këtij mandati prej një vit e gjysmë kur organi më i lartë i Prizrenit mban seanca jashtë radhe. Dy sosh janë mbajtur me kërkesë të opozitës, njëra të AAK-së.

Në mbledhje tjetra të kësaj natyre janë debatuar përgjegjësitë e drejtorit komunal për kulturë, për mosmbajtjen e festivalit “Zambaku i Prizrenit”, e në një tjetër të kërkuar nga PDK rreth gjendjes në arsimin prizrenas

Ndërkaq, mbledhja paraprake e jashtëzakonshme e thirrur nga kryesuesi Abrashi, për të shqyrtuar dhe miratuar propozimin e nismës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Prizrenit dhe Mamushës, në fushën e infrastrukturës rrugore, pat dështuar për mungesë kuorumi.

Mbledhja e stome mbahet në sallën e Kuvendit, në “Shtëpinë e Bardhë” dhe fillon në ora 10:00./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.