Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mblidhet të martën në një seancë urgjente, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se , në bazë të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, nenit 30 të Statutit të Komunës së Prizrenit dhe konform kërkesës Nr.01/615 të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, kryesuesi i KK thërret Mbledhje Urgjente të KK-së.
Mbledhja do të mbahet më 9 qershor 2020 (e martë) në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”, duke filluar nga ora 14:00.
Mbledhja do të ketë pikën e vetme të rendit të ditës për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për rishikimin e buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2020, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.