07-05-2024

Shpend Ahmeti tregon arsyet e mbylljes së çerdheve, thotë se do të ketë mbi 100 testime në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar gjendjen me menaxhimin e Covid-19 në komunën që ai drejton. Ahmeti thotë se kanë qenë të vetdijshëm që do të ketë raste më shumë pas hapjes por që me rëndësi është ndalimi i përhapjes.

‘’Deri më sot në Prishtinë kanë qenë 106 raste me dy fatalitete. Raste aktive sot në Prishtinë i kemi 31.’’, shkruan ai.

‘’Dje kemi pas një numër më të madh me rreth 10 të infektuar dhe të gjitha rastet janë prej një personi i cili ka infektuar disa në vendin e tij të punës. Pacienti është testuar të premten dhe ka dal pozitiv. Ndërkohë gjatë javës i ka dërguar fëmijët në çerdhe. Pas testimit të fëmijëve edhe ata kanë dal pozitiv dhe ne jemi detyruar të mbyllim dy çerdhet për dezinfektim ndërsa fëmijët e klasës janë dërguar për testim. Fëmijët e atyre klasave nuk do të mund të shkojnë në çerdhe për dy javë pavarësisht rezultateve, ndërsa edukatoret e klasëve shkojnë në vetëizolim.’’, shton Ahmeti.

Ai tregon pse janë mbyllur tre çerdhe dje.

“Në një çerdhe tjetër jemu detyruar ta mbyllim për shkak se bashkëshortu i një punonjëse ka testuar pozitivisht. Kemi dezinfektuar çerdhen dhe në rast të rezultatit negativ çerdhja vazhdon normal funksionimin. Dy të parat janë Lulevera dhe Buzëqeshja ndërsa e treta Xixëllonjat.’’, tregon Ahmeti.

‘’Ne jemi të vetëdijshëm se me rihapjen do të shtohej numri. Por tani duhet ta kontrollojmë përhapjen. Ne do ta bëjmë punën tonë por kërkojmë bashkëpunimin tuaj në ruajtjen e distances, respektimin e vetëizolimit nqs keni pas kontakte pa marr parasysh rezultatit pozitiv apo negativ në testimin e parë.’’

‘’Ju uroj mbrëmje të këndshme e ne sot e nesër do të testojmë mbi 100 kontakte’’, tregon Ahmeti. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.