19-04-2024

Kuvendi i Prizrenit, sot pritet ta zgjedh Kryesuesin

Sot do të mbahet mbledhja Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në të cilën është paraparë zgjedhje e Kryesuesit të organit më të lartë të KK-së, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Deri tash dihen emrat e dy kandidatëve. PDK-ja ka njoftuar se e ka propozuar Antigona Bytyçin për këtë pozitë.

Njoftohet se ajo do të ketë edhe një kundërkandidat nga LVV-ja, qw ka propozuar kuvendarin Adem Shabanaj.

Mbledhja do të fillojë nga ora 10:00. /GazetaePrizrenit.net.

Asnjë koment

Comments are closed.