18-04-2024

Ky është 23 vjeçari që humbi jetën sot në Prizren

Një 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë nga një zënkë me mjet të mprehtë.

Derisa ai ka qenë në motoçikletë një veturë e ka goditur dhe më pas dy persona kanë dalë dhe me mjet të mprehtë e kanë goditur.

Edhe vëllai i të ndjerit, Tafil Kurtishi, në rrjetin social Facebook, ka njoftuar miqtë e shokët se tragjikisht ka humbur jetën vëllai i tij.

Ndërsa edhe zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj,  ka thënë sot ka humbur jetën një i ri nga lagjja “Kurilla” i lindur në vitin 1997, pasi është goditur për vdekje me mjet të mprehtë nga një i dyshuar po nga e njëjta lagje.

Policia me të marr informacionin për këtë incident të rëndë, ka dal në vendngjarje dhe pas një kohe të shkurtër ka arrestuar dy të dyshuar për vrasje, ndërsa pas një ore pasi ishte goditur me thi kë, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit,ka njoftuar zëdhënësi Osmanollaj. /tv Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.