Ky është bosi i klanit kriminal të Malit të Zi i arrestuar në në Kosovë, fshihej pas një identiteti të rremë
Bosi i klanit kriminal të Malit të Zi, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi për vrasje dhe themelim të organizatës kriminale është arrestuar sot nga Policia Rajonale në Gjilan. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Sergjan Juriseviq, i cili e kishte ndërruar identitetin në Kosovë.
Jurisheviq, pas ndalimit për verifikim nga nga Policia e Kosovës kishte paraqitur një letërnjoftim të Kosovës me emër Dragan Peic, i cili dyshohet se e kishte ndërruar identitetin në Mitrovicë.
Siç raporton Vijesti.me, Jurisheviq është pjesë e njërit prej grupeve më të mëdha kriminale në Mal të Zi, Klanit Kavaç, me seli në Kotor.
Pas arrestimit të tij, Policia ka njoftuar se të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.
/GazetaSinjali/