24-11-2024

Ky është emri më i shpeshtë i meshkujve në Komunën e Prizrenit

Në Kosovë emrat më të shpeshtë rezultojnë të jenë Bajram dhe Ramadan. Emri Bajram është më i shpeshti në Prizren.

Sipas një harte të publikuar nga “Paparaci”, del që emri “Bajram” është dominues kryesisht në Prizren, Pejë, Mitrovicë Malishevë, Drenas, Skenderaj, Lipjan.

Emri “Ramadan”, dominon në Dragash, Kaçanik, Gjilan, Kamenicë, Suharekë, Shtime.

Në Prishtinë dhe Viti dominon emri “Valon”, ndërsa në Podujevë dhe Obiliq emri “Muhamet”.

E Vushtria dhe Klina më së shumti i kanë vendosur fëmijëve emrin “Egzon”.

Asnjë koment

Comments are closed.