26-04-2024

Ky është exit polli i fundit: Fiton bindshëm opozita

Kryeministri Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste kanë humbur zgjedhjet. Shqipëria sot ka votuar për përbërjen e Kuvendit të ri dhe sipas burimeve të Gazetës Express fitore ka shënuar opozita.

Sipas këtyre të dhënave në Shkodër PD merr 6 mandate, PS, LSI 1 dhe PSD mandat.

Në Kukës PD merr 2 mandate ndryshe prej PS që ka fituar vetëm një.

Në Dibër sërish në avantazh ndodhet PD me 3 mandate n krahasim me 2 të PS.

Edhë në Lezhë situata është e ngjashme, PD prin me 5 mandate ndryshe prej PS që ka marrë vetëm 2.

Në qarkun e Durrësit PD ka dalë fitimtare me 7 mandate, PS 6 dhe LSI 1.

Në Tiranë PD ka marrë 17 mandate, PS 16 dhe LSI 3.

Ndërkohë në Elbasan PS ka 7 mandate përkundër PD me 6 dhe LSI 1.

Në Fier PS ka marrë 8 mandate, PD 7 derisa LSI 1.

Në Berat prin PS me 4 mandate, PD me 2 dhe LSI me 1.

Në Korçë PD dhe PS kanë marrë nga pesë mandate derisa LSI vetëm 1.

PS prin në Vlorë me shtatë mandate, PD me katër dhe LSI po me një mandat.

Në Gjirokastër PS ka marrë 2 mandate dhe PD po 2.

Sipas këtyre shifrave PS ka fituar 66 mandate përkundër PD me 63. Ndërkohë LSI e Monika Kryemadhit do të ketë 10 deputetë në parlament. PSD do të përfaqësohet në Kuvend me vetëm një deputet.

Asnjë koment

Comments are closed.