24-04-2024

Ky është hajni që u arrestua, vodhi 200 mijë euro në teqe

Dy javë më parë është raportuar në polici një vjedhje në shtëpinë e Shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë. Madje në raport thuhej se vlera e vjedhjes kapte shifrën prej 200 mijë eurosh.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugë “Mazllum Lakuci” në Gjakovë ndërsa përveç parave të valutave të ndryshme ishin vjedhur edhe stoli ari.

Dy javë më pas, Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj të dyshuarin për këtë vjedhje.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Xhavit Thaçi.

I njëjti është recidivist i veprave penale dhe ka të lajmëruara shumë raste në polici për vjedhje.

Me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit me çrast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.