09-11-2024

Ky është i arrestuari i dyshuar për shitje të barnave të kontrabanduara

Një person është arrestuar sot në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka shitur barna të kontrabanduara, shkruan ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali i dyshuari është: Valon Haskaj.

Ky i fundit është arrestuar pas hetimeve që ka kryer Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë në koordinim me prokurorin kompetent.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia.

“Lidhur me rastin përveq barnave pa banderola të Republikës së Kosovës janë hasur edhe barna me banderola të produkteve të tjera të cilat nuk kanë përkuar me produktet që i kanë pas të vendosura, e të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme në vendin tonë në aspektin e cilësisë si dhe u janë shmangur taksave doganore dhe pagesave tjera të obliguara nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, barnat që nuk kishin banderola të Kosovës, kishin të vendosura banderolat e Serbisë dhe Shqipërisë.

Haskaj pas arrestimit është intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.