28-11-2024

Ky është i arrestuari për vjedhjen e rëndë në ‘Aztech’ në Prizren, emër i njohur për Policinë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në dyqanin me pajisje elektroshtëpiake ‘Aztech’ në Prizren. I dyshuari fillimisht ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, por nuk e shijoi lirinë gjatë, pasi Policia arriti ta arrestojë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Emir Sali32-vjeçar.

Pas arrestimit, Sali është shoqëruar në stacion policor për intevristim, ku para hetuesve policorë ka pranuar se ka kryer vjedhje në ‘Aztech’, duke marrë dy telefona në vlerë të mbi 2 mijë eurove.

Sinjali mëson se i dyshuari është emër i njohur për Policinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje edhe në dyqanin tjetër me pajisje elektroshtëpiake ‘Neptun’, ndërsa mjetet e vjedhura janë kthyer në pronësi të dyqanit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 32-vjeçarit është iniciuar rasti për dy vepra ‘Vjedhje’ dhe ‘Vjedhje e rëndë’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Përveç rasteve të vjedhjeve, Sali ka dosje në Polici edhe për vepra të tjera penale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.