Një rast i rëndë kishte ndodhur në muajin tetor në Suharekë, ndersa tashmë personi i dyshuar është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për rastin e 13 tetorit, kur një vajzë e mitur dyshohej se ishte sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore. Si rezultat i nisjes së hetimeve, është identifikuar i dyshuari dhe është siguruar prezenca e tij.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Armando Preqin, 28-vjeçar, ndaj të cilit është nxjerrë urdhër për ndalim policor, nën dyshimin se ka krye veprën penale “Sulm seksual”.
Preqi është arrestuar dhe shoqëruar gjatë ditës së djeshme në stacion policor, ku ka vendosur që të mbrohet në heshtje, duke mos u deklaruar për rastin.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja. /GazetaSinjali/