Ky është i dyshuari për therjen me thikë në Prizren, po kërkohet nga Policia
Për motive akoma të panjohura, një person e sulmoi një tjetër duke e goditur me thikë dhe i shkaktoi lëndime të rënda trupore.
Policia e ka shpallur tashmë në kërkim të njëjtin, i cili pas kryerjes së veprës është arratisur.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Agron Idrizaj.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokal, ku pas një mosmarrëveshje, Idrizaj e godet viktimën me mjetin e mprehtë.
Për pasojë, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe bazuar në informacionet e para është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në kërkim policor Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.