Ky është kosovari i arrestuar për komprometimin e të dhënave bankare të 300 mijë personave në Belgjikë
Hetimi disa mujor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e po ashtu edhe me autoritetet në Belgjikë, ka rezultuar me zhvillimin e një aksioni në Prishtinë e Ferizaj, ku janë kryer bastisje në dy lokacione.
Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht se personi që ishte cak në këtë operacion ra në prangat e Policisë dhe i njëjti dyshohet për veprimtari të kundërligjshme në Belgjikë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që përfundoi në ndalim policor është Ermal Haziri, rreth 21-vjeçar.
Haziri po dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare të klientëve në një bankë në Belgjikë, ku sipas dosjes është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm.
Sipas dosjes së rastit, të cilën e ka parë Sinjali, thuhet se i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, është përfshirë në kë
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.