Ky është mërgimtari që vdiq në aksident në Serbi
Një kosovar ka humbur jetën në një aksident në Serbi, gjersa kishte marrë rrugën për Austri.
Indeksonline mëson se viktima është Ali (Abedin) Krasniqi nga fshati Breznjë e Opojës.
Krasniqi ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare ndërsa nga aksidenti fatal në Nish kanë mbetur të lënduar tre persona të tjerë.
Vdekja për të ndjerin erdhi pasi që vetura e tij ishte përplasur me një autobus./Indeksonline/