28-06-2024

Ky është njëri nga të arrestuarit në aksionin policor kundër fajdexhinjve ( Video )

Mbi pesë persona janë arrestuar deri më tani në operacionin e gjerë policor, të zhvilluar në Pejë dhe Prishtinë kundër grupit kriminal që dyshohet se merrej me fajde. Të dyshuarit janë përfshirë edhe në veprat detyrim e rrëmbim dhe tashmë është lëshuar urdhër për ndalim, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se njëri nga të arrestuarit është Idriz Hajrizi.

Në mesin e të arrestuarve, burimet e Sinjalit thonë se janë arrestuar edhe një grua dhe djali i saj.

Policia e Kosovës ka publikuar video nga operacioni.

Me aktvendim të prokurorit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarve është gjithsej pesë.

Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfiskuar edhe dëshmi relevante për rastin.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.