19-04-2024

Ky është personi i arrestuar në Prizren, i dënuar me 25 vite burg

Në një aksion të Policisë së Kosovës në qendrën tregtare “Galeria” në Prizren, u arrestuan tre anëtar të grupit kriminal nga Shqipëria, që udhëhiqen nga Lul Berisha i Durrësit.

Indeksonline mëson se njëri nga tre të arrestuarit është Indrit Taullai, një nga shokët e Lul Berishës. Po ashtu e arrestuar është edhe e dashura e Taullait, e cila ka qenë me të gjatë asaj kohe.

Taullai në 2017 ishte liruar nga veprat penale nga Gjykata e Lartë, e cila e kishte pranuar kërkesën për lirim me kusht të tij. Avokati i tij kishte kërkuar që ai të lirohej për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Ai ishte i dënuar me 25 vite burg. “Banda e Durrësit”, kështu quhet grupi ku ka qenë pjesë Indrit Taullai, akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.

“Banda e Durrësit” akuzohet për vrasje, trafik droge dhe krijim organizatash kriminale, vepra penale të kryera pas vitit 1995./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.