30-04-2024

Ky është personi i arrestuar për vdekjen e dyshimtë të ukrainases në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt. Personi që u prangos dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, makinë dhe rrugë

Sinjali raportoi ekskluzivisht se i arrestuari nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mos evitimi i rrezikut” është Hazir Gashaj, 36-vjeçar, ndaj të cilit, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor.

Çka u zbulua gjatë hetimit për vdekjen e dyshimtë të 23-vjeçares?

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari fillimisht ka pasur një mosmarrëveshje me viktimën, teksa ishin në lëvizje me veturën e tij.

Konflikti i tyre dyshohet se eskaloi dhe më pas 23-vjeçarja kishte vendosur që të dalë nga vetura, me ç’rast i dyshuari e kishte lënë diku në autostradë.

E vetmuar dhe në këmbë, ukrainasja dyshohet se më pas është goditur nga një automjet që po qarkullonte, duke pësuar plagë të rënda dhe fatkeqësisht vdiq në vend, raporton Sinjali.

Deri më tani, të njëjtat burime thonë se akoma nuk është identifikuar shoferi që e ka goditur viktimën për vdekje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.