25-12-2024

Ky është personi që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Has

Gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një rast tragjik në fshatin Damjan, ku një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, raporton Sinjali.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ku nuk dihen ende rrethanat se si erdhi deri te vdekja.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për të riun Lundrim Qarri – 27 vjeçar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kryer ekzaminimin e nevojshëm dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Asnjë koment

Comments are closed.