Një person është gjetur pa shenja jete, në fshatin Krajk të Prizrenit
Sipas informacioneve të portalit “Gazeta e Prizrenit” fjala është për Sylë Cahanin, lindur më 1966. Ai kishte pasur edhe më parë probleme shëndetësore me zemër.
Këtë ia kanë deklaruar policisë edhe familjarët.
I ndjeri kishte shkuar për dru me të birin dhe kishte rënë pa vetëdije, në vendin e quajtur “Zabeli i Përcollit”.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. /Gazeta e Prizrenit/