Ky është polici që vdiq në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje
Një polic ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje. Ai ishte duke e kryer ndërrimin e natës, kur kolegët mësuan për vdekjen e tij.
Mësohet se Polici i vdekur është Rexhep Sejdiu.
Vdekjen e policit në vendin e punës e ka konfimruar edhe zëvendësdrejtorin e Policisë në Veri, Veton Elshanin.
“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, tha Elshani
Trupi i pajetë i policit është dërguar për obduksion dhe varrimi i tij, pritet të bëhet nesë konfimrojnë familjarët. /GazetaSinjali/