20-05-2024

Ky është qeni që kafshoi për vdekje 28-vjeçaren dhe plagosi shoqen e saj

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik britanik në provincën e Caterham, Surrey, ku një tufë qensh, mes të cilëve edhe një Leonberger, kafshuan për vdekje një 28-vjeçare dhe plagosën rëndë shoqen e saj, teksa këto të fundit po bënin një shëtitje në parkun e qytetit.

Por, mesa duket, Leonberger nuk është një emër i panjohur për opinionin mediatik britanik, pasi vetëm disa kohë më parë, në BBC u shfaq një emision për këlyshët problematikë, mes të cilëve ishte edhe Shiva, qeni shumë i padisiplinuar.

Asokohe, qeni shihej përkrah pronares së tij Delia Leëis, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se qenushi i saj mungonte, çka më pas rezultoi se ai ishte një nga 7 qentë e neutralizuar nga policia ditën e ngjarjes së rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve më të mira të mjekëve, 28-vjeçarja nga Londra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mikesha e saj pasi mori mjekimin e nevojshëm, u dërgua në shtëpi nga mjekët.

Asnjë nga qentë e kapur nga policia nuk klasifikohet si i rrezikshëm, me raca që përfshijnë dy Dachshunds, një Kakapo, një Collie dhe Shiva Leonberger.

Asnjë koment

Comments are closed.