15-06-2024

Ky është rahovecasi që ua shpoi gomat veturave të Policisë disa orë pasi e dënuan në trafik

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Rahovec, ku njësitet policore kanë ndalur për kontroll një veturë të cilën po e drejtonte Vefai Durguti, 29-vjeçar.

Policia i kishte vënë gjobë 29-vjeçari e të cilën i riu nuk e pranoi me qetësi, kështu duke shkaktuar sherr,

Pasi kishte marrë gjobën, 29-vjeçari kishte dëmtuar me mjet të mprehtë gomat e dy veturave zyrtare ndërsa ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet pas kryerjes të veprës penale.

Megjithatë, nuk i shkoi gjatë të riut dhe shpejt ra në duart e patrullës policore e cila kishte arritur që ta  arrestojë të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.