27-04-2024

Ky është rezultati i ndeshjes Prizreni-Prishtina, ja kush do të jetë në gjysmëfinale

Sigal Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, pasi fitoi sonte ndaj Ponte Prizrenit në çerekfinale të kësaj gare.

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, Prishtina fitoi me rezultat 88:77  (15:20, 16:32, 20:18, 26:18). Ajo i bashkohet Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Te Ponte Prizreni u dallua Dachon Burke me 31 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Te Sigal Prishtina u dallua Derrick Wilson me 22 pikë e pesë kërcime.

Sigal Prishtina të premten në gjysmëfinale do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Të enjten (nesër) do të ndeshen Trepça me Rahovecin dhe Peja me Bashkimin.

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.